U vranë nga forcat izraelite, pengjet u përpoqën t’i sinjalizonin, kërkuan ndihmë përmes ushqimit

Trupat izraelite qëlluan dhe vranë tre izraelitë në Gaza të cilët ishte marrë peng nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit. Pengjet u përpoqën që

Dhjetor 18, 2023 - 16:13
 0
U vranë nga forcat izraelite, pengjet u përpoqën t’i sinjalizonin, kërkuan ndihmë përmes ushqimit

Trupat izraelite qëlluan dhe vranë tre izraelitë në Gaza të cilët ishte marrë peng nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit. Pengjet u përpoqën që të sinjalizonin ushtarët izraelitë se nuk ishin anëtarë të Hamasit, por izraelitë të rrëmbyer. Sipas detajeve të ndara nga autoritetet izraelitete, pengjet përdorën mbetjet e ushqimeve për të shkruar hebraisht fjalën “ndihmë”.

 “U gjetën shenja që sinjalizonin për ndihmë, me sa duket duke përdorur ushqimin e mbetur. Nga një hetim në terren, rezulton se tre pengjet ndodheshin për disa kohë në godinë”, deklaruan autoritetet.

Një nga fotot e publikuara tregon një fletë të bardhë me fjalët “ndihmë” dhe “tre pengje” shkruar në fletë në hebraisht.

Forcat izraelite njoftuan se po shqyrtojnë rrethanat e vrasjes së pengjeve dhe se janë në kontakt me familjet e tyre./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.