U zhyt në det dhe u përplas me gurët, 33-vjeçari shqiptar në Itali në luftë me vdekjen. E dashura ishte…!

Një 33-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin San Camillo në Romë. Ai ndodhet në koma pas një zhytjeje në Ostia. Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. Ai u zhyt në një zonë ku uji është i cekët dhe ka gurë. Nuk përjashtohet fakti që i riu shqiptar të ketë pirë shumë dhe ka […]

Qeshor 4, 2024 - 17:45
 0
U zhyt në det dhe u përplas me gurët, 33-vjeçari shqiptar në Itali në luftë me vdekjen. E dashura ishte…!

Një 33-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin San Camillo në Romë. Ai ndodhet në koma pas një zhytjeje në Ostia.

Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. Ai u zhyt në një zonë ku uji është i cekët dhe ka gurë.

Nuk përjashtohet fakti që i riu shqiptar të ketë pirë shumë dhe ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Vajzat që ishin në skelë, përfshirë të dashurën e tij, fillimisht menduan se ishte një shaka, më pas dhanë alarmin dhe mbërriti ndihma e parë.

Kur mbërritën mjekët, e gjetën në agoni dhe pa ndjenja, pothuajse të mbytur.  Shqiptari ka thyerje të brinjëve dhe vertebrave, por edhe pneumoni nga thithja e ujit të detit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.