Uashingtoni në një linjë me BE për njohjen e pavarësisë, SHBA i kërkon Serbisë të bëjë lëshime

Në prag të vendimit të liderëve evropiane për të kushtëzuar zyrtarisht anëtarësimin e Serbisë me njohjen e Kosovës edhe SHBA-të e kanë përkrahur këtë qëndrim. Ambasadori amerikan në Beograd Chris Hill tha se Beogradi duhet të bëjnë lëshime që të marrin diçka në këmbim. “I takon Bashkimit Evropian të përcaktojë kushtet, ne nuk mund ta […]

Dhjetor 8, 2023 - 14:37
 0
Uashingtoni në një linjë me BE për njohjen e pavarësisë, SHBA i kërkon Serbisë të bëjë lëshime

Në prag të vendimit të liderëve evropiane për të kushtëzuar zyrtarisht anëtarësimin e Serbisë me njohjen e Kosovës edhe SHBA-të e kanë përkrahur këtë qëndrim. Ambasadori amerikan në Beograd Chris Hill tha se Beogradi duhet të bëjnë lëshime që të marrin diçka në këmbim.

“I takon Bashkimit Evropian të përcaktojë kushtet, ne nuk mund ta bëjmë këtë. Nuk është e dobishme nëse SHBA-të e bindin BE-në të bëjë diçka, ose nëse ne i bëjmë presion Serbisë që të bëjë disa gjëra. Duhet t’i bëjmë presion të përbashkët. Në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor nevojiten marrëdhënie shumë më të mira fqinjësore mes këtyre shteteve. Për Serbinë çështja e Kosovës është shumë e vështirë, nuk kam nevojë t’ia shpjegoj askujt në Serbi. Por unë mendoj se i gjithë procesi nënkupton që ju të jepni diçka dhe gjithashtu të merrni diçka në këmbim”.

Sipas Hill formula e paraqitur nga i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak është një formulë e mirë.

“Bashkimi i komunave me shumice serbe, për të cilin po negociohet, shënon një perspektivë të qartë se si do të duket e ardhmja e serbeve atje. Në të njëjtën kohë, Kosova dëshiron një të ardhme ku mund të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare, e cila është gjithashtu pjesë e këtij procesi”.

Kushti evropian për njohjen e Kosovës vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 17 Dhjetorit. Ku asnjë nga partitë serbe nuk është e interesuar që të bëjë lëshime në këtë drejtim.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.