“Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan”/ Bardhi u përgjigjet Bashës: Ktheju misionit si opozitar. Porosia ime…!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve iu drejtua duke i thënë “Udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan”. Bardhi u shpreh se “çdo deputet mund të ketë mendimin e tij për bunkerë”, ndërsa i kërkoi Bashës që të t’i rikthehet misionit si opozitar. Gazment […]

Shtator 5, 2023 - 15:57
 0
“Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan”/ Bardhi u përgjigjet Bashës: Ktheju misionit si opozitar. Porosia ime…!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve iu drejtua duke i thënë “Udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan”.

Bardhi u shpreh se “çdo deputet mund të ketë mendimin e tij për bunkerë”, ndërsa i kërkoi Bashës që të t’i rikthehet misionit si opozitar.

Gazment Bardhi: “Të gjithë deputetët e opozitës, që duan të bashkojnë forcat në parlament, për ta bërë opozitën funksionale në Parlament, sepse s’kemi qenë 100 funksionale, sot lajmi mirë është po” deputetët e opozitës kanë qëndrim të unifikuar.

Nuk kam asnjë koment, ftesa ime për Bashën dhe cilido tjetër është ti rikthehet misionit si opozitar. Çdo deputet mund të ketë mendimin e tij për bunkerë. Cilido të reflektojë për momentin kur ndodhet Shqipëria dhe çfarë opozita mund ti shkaktojë të ardhmes së Shqipërisë.

Sot nuk duam të futemi në këto akuza brenda PD.”

I pyetur në lidhje me ftesën ndaj Berishës për të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD dhe aleatëve, theksoi se “s’kam ndryshuar asnjë mendim, por e rëndësishme është të jemi të unifikuar në Parlament”.

Gazment Bardhi: Ishte një mbledhje e deputetëve të PD dhe Aleancës për Ndryshim. Ndasitë për çështje të ndryshme çdo deputet është i lirë t’i ketë. E rëndësishme është të jemi të unifikuar në Parlament.

Nuk do iki jashtë vendit, nuk do mbyllem në asnjë bunker, këtu do jemi. S’kam ndryshuar asnjë mendim. Mesazhi qe duhet ti përcjellim qytetarë është që opozita ka axhendë të unifikuar kundër qeverisjes së Ramës.”/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.