Udhëheqësi suprem i Iranit, Khamenei zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit: Ata sulmuan territorin tonë

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah, Ali Khamenei, përsëriti të mërkurën një premtim për t’u hakmarrë kundër Izraelit për vrasjet e gjeneralëve iranianë në Siri. Khamenei i bëri deklaratat gjatë një ceremonie kushtuar fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se sulmi ajror që shkatërroi konsullatën e Iranit në Siri në fillim të këtij […]

Prill 10, 2024 - 16:40
 0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Khamenei zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit: Ata sulmuan territorin tonë

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah, Ali Khamenei, përsëriti të mërkurën një premtim për t’u hakmarrë kundër Izraelit për vrasjet e gjeneralëve iranianë në Siri.

Khamenei i bëri deklaratat gjatë një ceremonie kushtuar fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se sulmi ajror që shkatërroi konsullatën e Iranit në Siri në fillim të këtij muaji ishte një goditje kundër një posti diplomatik që konsiderohet territor iranian.

“Kur ata sulmuan seksionin tonë të konsullatës u duk sikur sulmuan territorin tonë”, tha Khamenei. “Regjimi i tyre duhet të ndëshkohet dhe do të dënohet”.

Sulmi vrau 12 persona: shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare iraniane, katër sirianë dhe një pjesëtar i milicisë së Hezbollahut. Izraeli nuk e ka pranuar përfshirjen e tij, megjithëse është përgatitur për një përshkallëzim të luftës me Hezbollah që komandohet nga Irani.

Televizioni shtetëror iranian transmetoi drejtpërdrejt komentet e Khameneit. Lideri Suprem nuk dha detaje mbi mënyrën se si Irani do të hakmerrej./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.