Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç

Serbia ka arrestuar Milan Radojçiç, i cili disa ditë më parë pranoi përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës. Këtë e konfirmoi Ministria e Brendshme e Beogradit, bashkë me njoftimin se atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë. Autoritetet nënvizojnë se Prokuroria e Lartë Publike në […]

Tetor 3, 2023 - 15:15
 0
Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç

Serbia ka arrestuar Milan Radojçiç, i cili disa ditë më parë pranoi përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës.

Këtë e konfirmoi Ministria e Brendshme e Beogradit, bashkë me njoftimin se atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Autoritetet nënvizojnë se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur një kallëzim penal ndaj Radojçiç. Por nuk saktësohet se çfarë akuzash rëndojnë ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

Më 30 shtator, Radojçiç iu përgjigj një ftese të autoriteteve serbe për të dhënë versionin e tij lidhur me atë që ndodhi në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator.

Avokati i tij mbrojtës lexoi letrën ku merrte përgjegjësi të plotë, ndërsa në shumicën e fjalive përpiqej që të shfajësonte Serbinë, presidentin Vuçiç dhe Listën Serbe.

Mes rreshtave konfirmoi dhe akuzën e autoriteteve të Kosovës, teksa theksoi se synimi i sulmit të armatosur ishte nxitja e rebelimit të serbëve lokalë në veri të Kosovës për të vendosur një lloj autonomie me forcë./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.