Udineze shkarkon Kanavaron, ish-legjenda e Italisë në kërkim të një skuadre të re

Dikur konsiderohej një “digë”, pasi ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë, madje i vetmi mbrojtës që ka fituar “Top të

Qeshor 8, 2024 - 17:55
 0
Udineze shkarkon Kanavaron, ish-legjenda e Italisë në kërkim të një skuadre të re

Dikur konsiderohej një “digë”, pasi ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë, madje i vetmi mbrojtës që ka fituar “Top të Artë” në dekadat e fundit.

Bëhet fjalë për Fabio Kanavaron, i cili mesa duket nuk ka të njëjtin shkëlqim në rolin e trajnerit.

Muajt e fundit ai ishte emëruar në krye të stolit të Udinezes ku si objektiv kishte shpëtimin e skuadrës nga rënia nga kategoria.

Edhe pse kjo pikë e kontratës u përmbush, pasi Udineze mes shumë vështirësive arriti të mbijetojë, klubi bardhezi i ka komunikuar shkarkimin.

Tashmë mbetet që gjatë verës Kanavaro të vihet në kërkim të një skuadre të re.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.