UEFA distancohet nga rregulli i Premier League, kopjuar prej Botërorit të Katarit: Është absurde, çmenduri, një tragjedi…

“Rregullat e reja të kohës shtesë, që futbolli anglez ka miratuar këtë sezon për të parandaluar simulimet, vonesat e qëllimshme, pra kohën jo efektive të lojës, janë absurde dhe nuk do të përdoren në garat e UEFA-s”, – tha Zvonimir Boban, kreu i organit drejtues të futbollit evropian. Pas implementimit të FIFA-s në Kupat e […]

Shtator 1, 2023 - 09:56
 0
UEFA distancohet nga rregulli i Premier League, kopjuar prej Botërorit të Katarit: Është absurde, çmenduri, një tragjedi…

“Rregullat e reja të kohës shtesë, që futbolli anglez ka miratuar këtë sezon për të parandaluar simulimet, vonesat e qëllimshme, pra kohën jo efektive të lojës, janë absurde dhe nuk do të përdoren në garat e UEFA-s”, – tha Zvonimir Boban, kreu i organit drejtues të futbollit evropian.

Pas implementimit të FIFA-s në Kupat e Botës të fundit për meshkuj dhe femra, trupa e arbitrave të Anglisë tha në korrik se “gjyqtarët do të shtonin kohën e saktë të humbur për festimet e golave, zëvendësimet dhe dëmtimet. Qëllimi është të rritet koha e lojës me top, tani koha e rregullt e ndeshjeve pritet të kalojë 100 minuta në total”.

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, mbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane dhe sindikata globale e lojtarëve FIFPRO kanë kritikuar qasjen e re, duke thënë se kjo do të shtojë ngarkesën e lojtarëve në një kalendar tashmë të ngjeshur.

UEFA distancohet nga rregulli i Premier League, kopjuar prej Botërorit të Katarit: Është absurde, çmenduri, një tragjedi…

“Është absolutisht absurde, – iu tha gazetarëve në Monaco ish-mesfushori i Milanit dhe Kroacisë, Boban. – Për sa i përket mirëqenies së lojtarëve, është një tragjedi, sepse kemi shtuar pothuajse 12, 13, 14 minuta lojë për çdo ndeshje. Kur luan 60, 65 minuta, mund të flas nga përvoja ime, veçanërisht si mesfushor, lodhesh në 30 minutat e fundit të lojës. Dhe pastaj vjen dikush e shton 15 minuta të tjera…

Sa herë kemi folur në mënyrë kritike për kalendarin dhe se ka shumë ndeshje. Ne nuk po i dëgjojmë lojtarët apo trajnerët… Është një çmenduri. Është shumë, kështu që nuk do ta implementojmë rregullin që u pa në Botërorin e Katarit, në Botërorin e fundit të femrave dhe është përqafuar nga Premier League. Udhëzimet tona janë të ndryshme”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.