UEFA hap votimin për golin më të bukur të javës, nuk mungon predha e Asanit ndaj Polonisë

Shtator 13, 2023 - 13:30
 0
UEFA hap votimin për golin më të bukur të javës, nuk mungon predha e Asanit ndaj Polonisë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e këtij raundi të vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Në profilin zyrtar të “UEFA EURO 2024” në Twitter është hapur votimi për golin më të bukur. Pjesë e këtij votimi është edhe Jasir Asani. 

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi një supergol me predhë nga distanca në minutën e 37′ në ndeshjen ndaj Polonisë. 

Ky gol shërbeu për ti dhënë Shqipërisë avantazhin. 3 kandidatët e tjerë janë portugezi Zhoao Feliks, belgu Trosard dhe Samorodov i Kazakistanit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.