“Uembley”/ Finalja e Champions League bën bashkë Edi Ramën dhe Armand Dukën në Londër

Këtë të shtunë në orën 21:00 në “Uembley” të Londrës do luhet finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Prezent në këtë duel do jenë shumë figura të njohura VIP. Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do jetë prezent në mitikun e Londrës, teksa nuk mungon as Armand Duka kreu i […]

Qeshor 1, 2024 - 17:35
 0
“Uembley”/ Finalja e Champions League bën bashkë Edi Ramën dhe Armand Dukën në Londër

Këtë të shtunë në orën 21:00 në “Uembley” të Londrës do luhet finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Prezent në këtë duel do jenë shumë figura të njohura VIP.

Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do jetë prezent në mitikun e Londrës, teksa nuk mungon as Armand Duka kreu i FSHF-së dhe një nga zëvendëspresidentët e UEFA-s.

Në të ftohtin e Londrës mbrëmja rezervon të jetë e “zjarrtë” në fushë, ndërsa Rama dhe Duka si duket janë edhe në një hotel së bashku, ku nuk përjashtohet mundësia e takimit të figurave më të larta të sportit botëror dhe atij evropian, për projekte të reja në Shqipëri./shqiptarja

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.