Ukraina hakmerret ndaj Rusisë, dronët godasin qytetin e Shën-Petersburgut

Ukraina hakmerret për sulmet e fundit ruse dhe godet dy ndërtesa në Shën-Petgersburg. Banorët lokal raportuan për një shpërthim të fortë por që nuk shkaktoi viktima. Lajmin e dha guvernatori i qytetit rus, Alexander Beglov, i cili nuk dha detaje mbi incidentin, por u mjaftua duke thënë se droni ka goditur dy ndërtesa në një […]

Mars 3, 2024 - 10:25
 0
Ukraina hakmerret ndaj Rusisë, dronët godasin qytetin e Shën-Petersburgut

Ukraina hakmerret për sulmet e fundit ruse dhe godet dy ndërtesa në Shën-Petgersburg. Banorët lokal raportuan për një shpërthim të fortë por që nuk shkaktoi viktima. Lajmin e dha guvernatori i qytetit rus, Alexander Beglov, i cili nuk dha detaje mbi incidentin, por u mjaftua duke thënë se droni ka goditur dy ndërtesa në një lagje të qytetit të dytë më të madh të Rusisë, citon Agjencia e lajmeve Reuters.

Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë ballkone të dëmtuara të një ndërtese banimi shumëkatëshe dhe disa mbetje, që autorët pretendojnë se është një pjesë e një droni. Një tjetër regjistrim tregon pjesërisht një shpërthim të fortë mbi ndërtesë, me copa xhami dhe mbeturina të tjera që bien në tokë.

Guvernatori Beglov tha se banorët e ndërtesave të prekura u evakuuan dhe shërbimet e emergjencës po punojnë në vend. Sulmet e supozuara me dron kundër depove dhe rafineriver use të naftës janë bërë një dukuri e zakonshme muajt e fundit, me incidente të raportuara në rajone të shumta, duke përfshirë rajonet Oryol dhe Leningrad.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.