Ukraina: Kemi rrëzuar 12 dronë të Rusisë

Trupat ruse kanë kryer sulme të reja gjatë natës ndaj Ukrainës, duke përdorur 12 dronë sulmues të llojit Shahed, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm

Tetor 30, 2023 - 09:15
 0
Ukraina: Kemi rrëzuar 12 dronë të Rusisë

Trupat ruse kanë kryer sulme të reja gjatë natës ndaj Ukrainës, duke përdorur 12 dronë sulmues të llojit Shahed, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 30 tetor. Ushtria tha se të gjithë dronët “janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore”.

 

Ushtria ukrainase tha se në 24 orët paraprake janë zhvilluar afër 60 beteja në vijat e frontit në Kupjansk, Limansk, Avdijivka, Marinsk, Shahtarsk dhe Zaporizhja.

 

“Si rezultat i sulmeve, fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve”, u tha në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm.

 

Sipas Ukrainës, Rusia ka sulmuar ndërtesa dhe infrastrukturë civile të cilat janë shkatërruar ose dëmtuar.

 

“Në drejtim të Bahmutit [në lindje të Ukrainës], armiku pa sukses tentoi të rimerrte pozicionet e humbura afër Andrijivkës. Forcat ukrainase vazhduan operacionet e tyre sulmuese në jug të Bahmutit, duke i shkaktuar humbje në njerëz dhe pajisje armikut”, shtoi ushtria ukrainase.

 

Ditë më parë, Instituti amerikan për Studime të Luftës raportoi se trupat ukrainase kanë përparuar afër Bahmutit dhe kanë vazhduar operacionet e tyre sulmuese në jug të rajonit të Zaporizhjës.

 

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar. Aktualisht, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj në jug dhe lindje të shtetit me qëllim që të largojë trupat ruse nga territoret e pushtuara./rel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.