Ukraina në terr, Rusia sulmon Termocentralin bërthamor në Zaporizhia

Pikat strategjike energjitike të Ukrainës janë vënë nën shënjestrën e ushtrisë ruse. Një sërë bombardimesh janë kryer në termocentralin bërthamore të Zaporizhias, më i madhi në Europë, duke shkaktuar dhe ndërprerje të anergjisë elektrike. Autoritete ukrainase bëjnë me dije se termocentrali bërthamor është në prag të ndërprerjes së funksionuari. “Pushtuesit kryen më shumë se 15 […]

Mars 22, 2024 - 10:45
 0
Ukraina në terr, Rusia sulmon Termocentralin bërthamor në Zaporizhia

Pikat strategjike energjitike të Ukrainës janë vënë nën shënjestrën e ushtrisë ruse. Një sërë bombardimesh janë kryer në termocentralin bërthamore të Zaporizhias, më i madhi në Europë, duke shkaktuar dhe ndërprerje të anergjisë elektrike.

Autoritete ukrainase bëjnë me dije se termocentrali bërthamor është në prag të ndërprerjes së funksionuari.

“Pushtuesit kryen më shumë se 15 sulme ndaj ndërtesave të energjisë. Qyteti, faktikisht, kam betur krejtësisht në terr”, thotë Oleh Synyehubov, kreu i administratës rajonale ushtarake në Kharkiv

Valë sulmesh janë shfaqur edhe mbi hidrocentralin në Dnipro. Dhjetëra persona u plagosën, pasi rusët goditën infrastrukturën civile duke shkaktuar shumë dëme.

“Ushtria ruse nisi gjatë natës sulmin më të madh në objektet energjetike të Ukrainës që nga viti i kaluar. Objektivi nuk është vetëm të dëmtojmë, por të shkaktojnë një kolaps të sistemit energjetik të vendit, impiantet e prodhimit të energjisë, sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes. Ka ndërprerje në disa rajone. ishte një natë e vështirë”, u shpreh Herman Galushchenko, Ministri i Energjisë në Ukrainë.

Karkhivi është qyteti më i dëmtuar si pasojë e bombardimeve. Sulmet në Harkiv dhe Zaporizhja ndodhin një ditë pasi kryeqyteti ukrainas, Kiev, u përball me një sulm masiv me dronë dhe raketa, përfshirë ato balistike, të lëshuara nga Rusia.

Raketat e shumta ruse në territorin e Ukrainës ka vënë në gatishmëri Poloninë, e cila ka ngritur avionët ushtarakë në patrullim. Kjo është bërë e ditur nga Forcat e Armatosura të Polonisë.

Zyrtarët e lartë ushtarakë theksojnë se janë nisur procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake. Ushtria polake shton se “janë nisur të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake” teksa “situata monitorohet vazhdimisht”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.