Ukraina përballet me situatë të vështirë në Chasiv Yar, rusët tentojnë të thyejnë vijat mbrojtëse

Forcat ukrainase janë në një situatë të vështirë pranë qytetit të Chasiv Yar ku Rusia po përqendron operacionet e saj, tha ushtria ukrainase

Mars 26, 2024 - 09:05
 0
Ukraina përballet me situatë të vështirë në Chasiv Yar, rusët tentojnë të thyejnë vijat mbrojtëse

Forcat ukrainase janë në një situatë të vështirë pranë qytetit të Chasiv Yar ku Rusia po përqendron operacionet e saj, tha ushtria ukrainase sot.

Moska ka bërë përparim në front gjatë muajve të fundit, duke ushtruar edhe më shumë presion mbi Kievin, i cili ka mungesë municionesh nga aleatët e tij perëndimorë.

“Situata në lidhje me Chasiv Yar është e vështirë dhe e tensionuar dhe kjo nuk është dita e parë që ka ndodhur diçka e tillë”, tha zëdhënësi i Brigadës së 26-të të Artilerisë Oleh Kallashnikov.

“Sot është në qendër të veprimeve agresive të armikut. Forcat ruse po përpiqen të thyejnë mbrojtjen tonë për të arritur në Chasiv Yar”, shpjegoi ai.

Sipas Kallashnikovit, Rusia po intensifikon përdorimin e bombave të fuqishme me telekomandë në këtë zonë dhe i lëshon ato në zonat e banuara dhe pozicione të fortifikuara.

Ukraina është mbrojtur për shumë muaj për shkak të mungesës së municioneve. Ndihma prej 60 miliardë dollarësh e premtuar nga Uashingtoni është bllokuar nga Kongresi për shkak të grindjeve të brendshme politike midis republikanëve dhe demokratëve.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha të premten se një ofensivë pranverore nga Rusia që përfshin 100,000 burra ishte e mundur, duke komentuar se ky ishte skenari më i keq. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.