Ukraina përgënjeshtron Rusinë: Nuk kanë arritur të pushtojnë asnjë fshat prej dy javësh

Ukraina  ka përgënjeshtruar deklaratat e Rusisë se ka arritur të marrë kontrollin e disa fshatrave gjatë javëve të fundit. Komandanti i Përgjithshëm i

Mars 13, 2024 - 14:40
 0
Ukraina përgënjeshtron Rusinë: Nuk kanë arritur të pushtojnë asnjë fshat prej dy javësh

Ukraina  ka përgënjeshtruar deklaratat e Rusisë se ka arritur të marrë kontrollin e disa fshatrave gjatë javëve të fundit.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi tha se pavarësisht se situata në front mbetet e vështirë, Rusia ka pësuar dëme të mëdha dhe nuk ka arritur të pushtojë asnjë fshat për një periudhë dy javore.

“Në front situata mbetet e vështirë. Rusia po kryen operacione sulmuese në disa zona, duke përfshirë rrethinat e qytetit Robotyne në Zaporizhzhia. Megjithatë Moska ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e mbrojtjes sonë. Gjatë dy javëve të luftimeve të ashpra, armiku pësoi humbje jashtëzakonisht të mëdha. Megjithatë, të gjitha vendbanimet që ai u përpoq të merrte mbetën nën kontrollin tonë”, tha ai. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.