Ukraina pretendon se ka rrëzuar 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet qendrore dhe jugore, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë të shtunën. Komanda Ushtarake e Jugut tha se 20 dronë u rrëzuan në qendër të rajonit, Vinitsia, dhe 10 të tjerët mbi rajonet Odesa [...]Read More...

Shtator 30, 2023 - 22:35
 0
Ukraina pretendon se ka rrëzuar 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet qendrore dhe jugore, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë të shtunën.

Komanda Ushtarake e Jugut tha se 20 dronë u rrëzuan në qendër të rajonit, Vinitsia, dhe 10 të tjerët mbi rajonet Odesa dhe Mikolaiv në jug.

Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës jugore, tha për televizionin ukrainas se Rusia po i vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së porteve, përfshirë në lumin Danub, dhe se po përpiqet t’i godasë ndërtesat jetike të infrastrukturës në rajonet tjera ukrainase për “të pasur ndikim në ekonomi”.

Rusia i ka rritur sulmet ajrore ndaj infrastrukturës për eksportimin e drithërave të Ukrainës në lumin Danub dhe në portin e Odesas që nga qershori, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.