Ukraina sulmon portin e Krimesë, vret komandantin e flotës ruse të Detit të Zi

Ukraina ka pretenduar se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi në një sulm me raketa në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Ky sulm shënoi një goditje të madhe për Moskën, e cila ka pësuar një sërë goditjesh në portin strategjik të Sevastopolit në muajt e fundit, raporton AFP. “34 oficerë u […]

Shtator 25, 2023 - 16:55
 0
Ukraina sulmon portin e Krimesë, vret komandantin e flotës ruse të Detit të Zi

Ukraina ka pretenduar se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi në një sulm me raketa në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Ky sulm shënoi një goditje të madhe për Moskën, e cila ka pësuar një sërë goditjesh në portin strategjik të Sevastopolit në muajt e fundit, raporton AFP.

“34 oficerë u vranë, përfshirë komandantin e flotës së Detit të Zi. 105 pushtues të tjerë u plagosën”, thanë forcat speciale të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha në ditën e sulmit se një ushtarak ishte zhdukur, ndërsa fillimisht kishte raportuar se një person ishte vrarë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.