Ukrainasja dëshmon për vdekjen e dy shoqeve: Pimë gjithë natën, pastaj shkuam në shtëpi

I ngjan një filmir thriller vdekja e dy ukrainasve një ditë më parë në një apartament të marrë më qira në Tiranë. Antonina

Maj 11, 2024 - 12:30
 0
Ukrainasja dëshmon për vdekjen e dy shoqeve: Pimë gjithë natën, pastaj shkuam në shtëpi

I ngjan një filmir thriller vdekja e dy ukrainasve një ditë më parë në një apartament të marrë më qira në Tiranë. Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova u gjetën të vdekura në dhomë nga një tjetër ukrainase pasi u zgjua në mëngjes. 

Yeva Vorona është personi kyç që mund të zbardhë ngjarjen sipas policisë. Ajo është marrë në pyetje dje nga Oficerët e Polcisië Gjyqësore duke dhënë edhe detaje se si i gjeti të vdekura bashkëjetueset e saj, por edhe në lidhje me aktivitetin e një natë më parë.

Sipas Vorona-s, vajzat kishin pirë alkool një natë më parë në njërin prej “club-eve” të Tiranës duke u kthyer më pas në orët e para të mëngjesit në apartament.

Sipas saj, dy vajzat dhe ajo konsumonin edhe një bar qetësues të dhimbjeve, të cilin ukrainasja e ka përshkruar me emrin “metadol”.

Sipas dëshmisë së saj, pasi ishin kthyer nga “club-i” dhe konsumuan medikamentin, vajzat kanë fjetur, ndërkohë që dy prej tyre, pikërisht Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova nuk janë zgjuar më.

Yeva Vorona ka theksuar para policisë se i ka gjetur të dyja vajzat pa jetë pranë njëra-tjetrës në mëngjes dhe menjëherë ka njoftuar policinë. /vizionplus.tv 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.