Ulen lehtë temperaturat, vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme, 15 shtator 2023

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Era do të fryjë me drejtim nga […]

Shtator 15, 2023 - 08:35
 0
Ulen lehtë temperaturat, vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme, 15 shtator 2023

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 8m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 30°C
në zonat e ulëta 10 deri 33°C
në zonat bregdetare 14 deri 31°C

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.