“Ulëritëse, bëhen bashkë me krimin”, Altin Dumani: Një pakicë e efektivëve të policisë është e inkriminuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raporton vjetor të SPAK gjatë vitit 2023. Gjatë fjalës së tij Dumani

Maj 22, 2024 - 12:30
 0
“Ulëritëse, bëhen bashkë me krimin”, Altin Dumani: Një pakicë e efektivëve të policisë është e inkriminuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raporton vjetor të SPAK gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij Dumani tha se një pakicë e fektivëve të policisë në Shqipëri janë të përfshirë në krim. Dumani tha se në shumë nga hetimet e bëra nga SPAK janë evidentuar lidhje të krimit të organizuar me funksionarë të korruptuar të Policisë së Shtetit.

Dumani e cilësoi përfshirjen e policëve në krim “ulëritëse”.

Altin Dumani: Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes shumicës absolute të Policisë së Shtetit të cilët janë të dedikuar me mish e me shpirt janë të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dua të distancoj këtë pjesë nga një pakicë e inkriminuar.

Në shumë nga hetimet tona të suksesshme një rol të suksesshëm ka luajtu Policia e Shtetit.
Por në shumë nga hetimet tona janë evidentuar lidhje të krimit të organizuar me funksionarë të korruptuar të Policisë së Shtetit. Unë kam patur në konsideratë kur bëra deklaratën, rezultatin e hetimeve të kryera nga SPAK nga viti 2020 deri në 2023 lidhur me subjekte punonjës të Policisë së Shtetit të proceduar penalisht dhe më rezulton janë proceduar penalisht rreth 70 punonjës policie nga SPAK…

Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunues me krimin e organizuar në krimet që krimi i organizuar kryhen.

Ish-drejtori i Forcës Operacionale, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh dhe nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim. Por që kemi bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Shtetit, bashkëpunojmë përditë./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.