“Uli në minimum infeksionet dhe kurseu miliona euro”, Rama flet për ‘Sterilizimin”: Hetimet nuk mund të zbehin sukeset e këtij koncesioni

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sërish “sterilizimin”, duke publikuar momente nga inspektimi I punimeve në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Rama shkruan se hetimet e SPAK, nuk mund të zbehin suksesin e këtij koncesioni të iniciuar nga qeveria e tij. “Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së […]

Gusht 29, 2023 - 12:27
 0
“Uli në minimum infeksionet dhe kurseu miliona euro”, Rama flet për ‘Sterilizimin”: Hetimet nuk mund të zbehin sukeset e këtij koncesioni

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sërish “sterilizimin”, duke publikuar momente nga inspektimi I punimeve në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Rama shkruan se hetimet e SPAK, nuk mund të zbehin suksesin e këtij koncesioni të iniciuar nga qeveria e tij.

“Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve”, shkruan Rama.

Megjithatë, kreu i qeverisë thekson se kushdo që ka zgjedhur të abuzojë me pushtetin do të përballet me drejtësinë.

“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, shkruan ai.

Koncesioni i sterilizimit ka çuar pas hekurave, ish zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e  “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.