‘Unë dashurinë për Kosovën e kam në shtëpi’, sherr mes Vesës dhe Arbrit: Flet broçkulla, të ka mbaruar koha si opinionist

Një debat i fortë ka ndodhur mes Arbrit dhe Vesës, ku kjo e fundit solli edhe një herë në vëmendje daljen e saj nga BBV3, ku po atë natë e ka quajtur Heidin injorante. Vesa tregon se është prekur nga komenti i Arbrit, ku e pyet nëse e di apo jo kuptimin e fjalës injorante. […]

Prill 21, 2024 - 10:30
 0
‘Unë dashurinë për Kosovën e kam në shtëpi’, sherr mes Vesës dhe Arbrit: Flet broçkulla, të ka mbaruar koha si opinionist

Një debat i fortë ka ndodhur mes Arbrit dhe Vesës, ku kjo e fundit solli edhe një herë në vëmendje daljen e saj nga BBV3, ku po atë natë e ka quajtur Heidin injorante.

Vesa tregon se është prekur nga komenti i Arbrit, ku e pyet nëse e di apo jo kuptimin e fjalës injorante. Sipas Vesës, ajo është rritur artistikisht në mediat shqiptare, jeton në kufi me Shqipërinë dhe se ka lexuar shumë gjatë gjithë jetës, dhe një  pyetje e tillë e drejtuar nga Arbri e ofendon.

Kështu ka nisur dhe kundërpërgjigjja e Arbit duke sjellë një debat me tone të larta në studio.

Vesa: Në Primen e fundit kur më keni nxjerrë, unë kam përdorur një fjalë që ia kam drejtuar Heidit injorante. Arbëri kur e komenton, thotë “moj Vesa a e di se çfarë do të thotë injorante?” Sepse mendoj që Meritoni dhe Bardhi kanë ëprdorur shumë shprehje që nuk i kanë ditur në Shqipëri. Ndërkohë Arbër unë jam rritur në mediat shqiptare artistikisht, unë jam rritur në kufi me Shqipërinë në Gjakovë me televizione shqiptare, unë jam rritur me Shqipërinë. Jam rritur sipër librave, kam lexuar shumë, injorante nuk është ndonjë fjalë e madhe për mos me u ditur, sepse është një fjalë e stërpërdorur që të më thotë një gazetare si mua, një këngëtare si mua që shëtit në treva shqiptare, më thotë a e di? Më vjen turp ta thuash ti që e ke një bashkëshorte që vjen nga Kosova, pse duhet ta thoje, pse të ma ulje imazhin aty? Më vjen inati dhe drejtohem ashtu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.