“Unë jam ajo budallaqja Meloni. Si je?”, kryeministrja italiane vë me shpatulla pas muri zyrtarin që e ofendoi

“Puno në vend që të protestosh”. Kjo këshillë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni drejtuar në distancë presidentit të rajonit të Campania-s, Vincenzo de Luca kur protestonte shkurtin e kaluar gjatë demonstratave të kryebashkiakëve, bëri që ky i fundit ta quante “budallaqe” shefen e qeverisë. De Luca e bëri deklaratën e tij teksa ndodhej në korridoret […]

Maj 29, 2024 - 16:40
 0
“Unë jam ajo budallaqja Meloni. Si je?”, kryeministrja italiane vë me shpatulla pas muri zyrtarin që e ofendoi

Puno në vend që të protestosh”. Kjo këshillë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni drejtuar në distancë presidentit të rajonit të Campania-s, Vincenzo de Luca kur protestonte shkurtin e kaluar gjatë demonstratave të kryebashkiakëve, bëri që ky i fundit ta quante “budallaqe” shefen e qeverisë.

De Luca e bëri deklaratën e tij teksa ndodhej në korridoret e Parlamentit italian, por nuk vonoi më shumë se 3 muajt që Meloni t’ia kthente reston.

Ditën e djeshme gjatë prezantimit të projektit të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës së degraduar të Caivano-s, në periferi të Napolit, Meloni shkoi për të përshëndetur zyrtarët, mes tyre edhe de Luca, të cilit i tha: “President De Luca, unë jam ajo budallaqja Meloni. Si je?”.

Sikleti i guvernatorit ishte i dukshëm dhe, siç pritej, video e konfrontimit të tyre u bë shpejt virale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.