“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me Demokracinë e Re në Greqi

Janë publikuar 28 emrat emrat e parë të kandidatëve për eurodeputetë të partisë Demokracia e Re që do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 qershor. Në mesin e kandidatëve është edhe kampioni olimpik Pirro Dhima, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes i cili në një intervistë të bërë më herët […]

Mars 22, 2024 - 13:45
 0
“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me Demokracinë e Re në Greqi

Janë publikuar 28 emrat emrat e parë të kandidatëve për eurodeputetë të partisë Demokracia e Re që do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 qershor.

Në mesin e kandidatëve është edhe kampioni olimpik Pirro Dhima, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes i cili në një intervistë të bërë më herët për origjinën e tij shkaktoi reagime.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, tha Dhima aso kohe kur u pyet mbi origjinën e tij nga një gazetare greke, Elena Akrita intervistë që u komentua gjerësisht.

“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai. Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.

Ndërkohë për zgjedhjet, zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.