UNESCO nderon gazetarët palestinezë me Çmimin Botëror për Lirinë e Shtypit

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO) ndau sot Çmimin e saj Botëror për Lirinë e Shtypit për të

Maj 3, 2024 - 08:35
 0
UNESCO nderon gazetarët palestinezë me Çmimin Botëror për Lirinë e Shtypit

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO) ndau sot Çmimin e saj Botëror për Lirinë e Shtypit për të gjithë gazetarët palestinezë që mbulojnë luftën në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit midis forcave izraelite dhe lëvizjes palestineze Hamas më 7 tetor.

“Në këto kohë errësire dhe rrëmuje, ne duam të dërgojmë një mesazh të fortë solidariteti dhe vlerësimi për gazetarët palestinezë që po e ndjekin këtë krizë në rrethana dramatike”, tha Mauricio Weibel, president i Jurisë Ndërkombëtare të Profesionistëve të Medias.

Sipas tij, njerëzimi i ka një borxh të madh gazetarëve palestinezë për guximin dhe përkushtimin e tyre ndaj lirisë së shprehjes.

Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Odre Azule, theksoi rëndësinë e mobilizimit kolektiv në mënyrë që gazetarët, kudo në botë, të mund të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre thelbësore të informacionit dhe kërkimit.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë me bazë në Nju Jork, 97 gazetarë dhe punonjës të medias, 92 prej tyre palestinezë, janë vrarë dhe 16 janë plagosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor midis Izraelit dhe Hamasit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.