United mposht City-n në derbin e Manchester dhe rrëmben FA Cup

Manchester United ka bërë një paraqitje të madhe ndaj Manchester City-t të Guardiola-s dhe ka arritur të triumfojë 2-1 në finalen e FA Cup duke rrëmbyer kupën. Garnacho shënoi golin e parë në minutën e 30 pas një gafe të pafalshme të Kroacisë Gvardiol, ndërsa vetëm 9 minuta më pas ishte talenti Mainoo, i cili […]

Maj 25, 2024 - 18:40
 0
United mposht City-n në derbin e Manchester dhe rrëmben FA Cup

Manchester United ka bërë një paraqitje të madhe ndaj Manchester City-t të Guardiola-s dhe ka arritur të triumfojë 2-1 në finalen e FA Cup duke rrëmbyer kupën.

Garnacho shënoi golin e parë në minutën e 30 pas një gafe të pafalshme të Kroacisë Gvardiol, ndërsa vetëm 9 minuta më pas ishte talenti Mainoo, i cili realizoi edhe golin e dytë për “Djajtë e Kuq”, pas asistmit të jashtëzakonshëm të Fernandes.

Ndërkohë, pjesa e dytë i takoi City-t për të reaguar në këtë sfidë, por të besuarit e Guardiola-s arritën të realizojnë vetëm një gol me anë të Dokut.

Pas dështimit në kampionat, ky ishte triumfi i duhur në momentin e duhur për United, të cilët tashmë do të marrin pjesë edhe në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.