“Universi po ju thërret”, NASA në kërkim të astronautëve

NASA është në kërkim të astronautëve kandidatë për misionet e ardhshme në Hënë dhe ndoshta në Mars. Agjencia amerikane e hapësirës ka publikuar

Mars 7, 2024 - 11:30
 0
“Universi po ju thërret”, NASA në kërkim të astronautëve

NASA është në kërkim të astronautëve kandidatë për misionet e ardhshme në Hënë dhe ndoshta në Mars.

Agjencia amerikane e hapësirës ka publikuar një shpallje të titulluar “Universi po ju thërret”, duke ftuar kandidatët e interesuar të aplikojnë.

Kusht paraprak është që ata të jenë shtetas amerikanë, të plotësojnë kërkesat bazë të arsimit në fushën shkencore STEM dhe të kenë 3 vjet përvojë të specializuar si pilotë, mjekë ose inxhinierë.

Astronautët e mundshëm do t’i nënshtrohen dy vjet trajnimi, ndërsa do të marrin një pagë vjetore prej 152,000 dollarë.

Është hapur platforma për aplikime dhe afati i tyre është 2 prilli.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.