Urdhër arresti edhe për Indrit Shaqjan, Hoxha: Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Lleshit brenda burgut

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Indrit Shaqjas, i dënuar me burg përjetë dhe që u plagos në ngjarjen e 15 Dhjetorit brenda burgut të Peqinit. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion në Tv Klan. Hoxha sqaroi se Shaqja dyshohet që të ketë pasur rol në […]

Dhjetor 20, 2023 - 08:56
 0
Urdhër arresti edhe për Indrit Shaqjan, Hoxha: Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Lleshit brenda burgut

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Indrit Shaqjas, i dënuar me burg përjetë dhe që u plagos në ngjarjen e 15 Dhjetorit brenda burgut të Peqinit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Hoxha sqaroi se Shaqja dyshohet që të ketë pasur rol në vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj.

“Për Indrit Shaqjen, Prokuroria e Elbasanit sapo ka lëshuar urdhër-arresti në lidhje me përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pra, nuk është se aty ka pasur një rol episodik dhe thjesht e ka njoftuar padashje. Këto detaje që të përmenda, që ai ka lënë hapur dritaren, ka lënë hapur perden, e ka thirrur atë nga kollona ku ka qenë dhe ja ka sjellë para autorit, ka bërë që Prokuroria të ngrejë dyshime se ai është i përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje. Prandaj edhe ai është marrë nën hetim tani për përfshirjen në këtë ngjarje”, u shpreh gazetari Hoxha.

Të premten e 15 Dhjetorit 2023, brenda burgut të Peqinit ndodhi një vrasje me armë dhe një plagosje.

I dënuari me burg përjetë Sokol Mjaçaj vrau me pistoletë të dënuarin me burg përjetë Agim Lleshi, si dhe mbeti i plagosur i dënuari tjetër me burg përjetë Indrit Shaqja. Tashmë edhe këtij të fundit i është komunikuar se është i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.