Urdhër nga Beogradi? Haxholli: 4 autobusë me kosovarë bllokohen nga Serbia në pikëkalimin me Kroacinë
Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia është duke i mbajtur të bllokuar “së paku katër autobusë” me udhëtarë kosovarë në pikëkalimin me Kroacinë. Ai ka thënë se ky veprim i Beogradit po ndodh si hakmarrje dhe shprehje nervozizmi pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës […]
Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia është duke i mbajtur të bllokuar “së paku katër autobusë” me udhëtarë kosovarë në pikëkalimin me Kroacinë. Ai ka thënë se ky veprim i Beogradit po ndodh si hakmarrje dhe shprehje nervozizmi pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të Kosovës.
“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, ka shkruar Haxholli, transmeton KlanKosova.tv.
/a.r
What's Your Reaction?