‘Urren’ Albin Kurtin! Petkoviç rikonfirmohet në krye të Zyrës për Kosovën

Petar Petkoviç, është konfirmuar drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën nga qeveria e re e Beogradit. Njoftimi është bërë publik për mediat nga zyra e qeverisë së Beogradit. Petkoviç njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Dy ditë më parë me anë të një deklarate në X Petkoviç ka […]

Maj 8, 2024 - 09:05
 0
‘Urren’ Albin Kurtin! Petkoviç rikonfirmohet në krye të Zyrës për Kosovën

Petar Petkoviç, është konfirmuar drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën nga qeveria e re e Beogradit. Njoftimi është bërë publik për mediat nga zyra e qeverisë së Beogradit. Petkoviç njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Dy ditë më parë me anë të një deklarate në X Petkoviç ka tentuar që të viktimizojë serbët e Kosovës, përballë asaj që e pretendon fushatë terrori të kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, në të njëjtën kohë përmend rastin e sulmit në Banjskë, të dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhunë të policisë së Kosovës ndaj serbëve.

“Kurti duhet të përmendë qëllimin nga policia e vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviç, pasi forcat speciale qëlluan 3 serbë në mënyrë kafshërore në Banjskë”, shkruan në X Petkoviç. Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si Serbia tenton të fabrikojë apo ndryshojë ngjarjen e rëndë, pasi 3 serbët janë vrarë pasi Milan Radoiçiç, ndërmori një sulm terrorist ndaj autoriteteve të Kosovës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.