Ushtria amerikane: Një anije me pajisje ndërtimi po lundron drejt Gazës

Një anije luftarake amerikane po lundron drejt Lindjes së Mesme, me pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës,

Mars 10, 2024 - 18:25
 0
Ushtria amerikane: Një anije me pajisje ndërtimi po lundron drejt Gazës

Një anije luftarake amerikane po lundron drejt Lindjes së Mesme, me pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës, njoftoi sot ushtria amerikane.

Ushtria amerikane shtoi se SHBA dhe Jordania dërguan përsëri ndihma humanitare për palestinezët në Gaza të dielën, duke hedhur më shumë se 11,500 vakte me parashutë, tha ushtria amerikane.

Anija “General Frank Besson” lundroi nga baza ushtarake në Virxhinia, 36 orë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joseph Biden premtoi të ndërtonte një port për të dërguar ndihma humanitare në enklavën e rrethuar.

Njoftimi i Biden pasoi një paralajmërim të Kombeve të Bashkuara (OKB) për urinë midis 2.3 milionë palestinezëve në Gaza, pesë muaj pasi Izraeli filloi një ofensivë në përgjigje të një sulmi nga Hamasi, një organizatë ekstremiste palestineze që SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE) e konsiderojnë si një organizatë terroriste. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.