Ushtria izraelite bombardon Rafahun, raketa dhe mbi bazat e Hezbollahut në Liban

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet e fundit të avionëve izraelitë në zonën e Rafahut në Gaza. Mediat vendase raportojnë se bilanci i viktimave është ende dhe më i lartë, teksa nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet izraelite në lidhje me këto sulme, ndërkohë që […]

Prill 29, 2024 - 09:05
 0
Ushtria izraelite bombardon Rafahun, raketa dhe mbi bazat e Hezbollahut në Liban

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet e fundit të avionëve izraelitë në zonën e Rafahut në Gaza.

Mediat vendase raportojnë se bilanci i viktimave është ende dhe më i lartë, teksa nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet izraelite në lidhje me këto sulme, ndërkohë që i gjithë komunitetit ndërkombëtar kërkon tërheqjen nga ideja e sulmeve në Rafah.

Sulme ndaj bazave të militantëve ka pasur dhe në Liban, ku ushtria izraelite edhe njëherë ka synuar aktivitetin e Hezbollahut.

Në shënjestër të raketave të IDF ishin infrastruktura dhe zyra ushtarake të përdorura nga Hezbollah.

Në anën diplomatike të luftës, Egjipti i kërkoi delegacionit izraelit që të mbërrijë në vend në të njëjtën kohë me palën e Hamasit për të shkurtuar kohën e negociatave dhe për të dëgjuar komentet që do të jepen në takimin e radhës për një armëpushim në Gaza.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.