Ushtria izraelite pranon se ka vrarë tre pengje në Gaza

Ushtria izraelite ka pranuar të premten se ka vrarë aksidentalisht tre pengje gjatë një operacioni në lagjen Shejaiya të Gazës. Në një deklaratë, IDF tha se gjatë luftimeve, një njësi ushtarësh i trajtoi “si kërcënim” pengjet, të cilët po përpiqeshin të arratiseshin dhe i qëlloi, duke i plagosur për vdekje. Pas incidentit, tek ushtarët u […]

Dhjetor 15, 2023 - 21:07
 0
Ushtria izraelite pranon se ka vrarë tre pengje në Gaza

Ushtria izraelite ka pranuar të premten se ka vrarë aksidentalisht tre pengje gjatë një operacioni në lagjen Shejaiya të Gazës.

Në një deklaratë, IDF tha se gjatë luftimeve, një njësi ushtarësh i trajtoi “si kërcënim” pengjet, të cilët po përpiqeshin të arratiseshin dhe i qëlloi, duke i plagosur për vdekje.

Pas incidentit, tek ushtarët u ngritën dyshime për identitetin e viktimave. Për pasojë ata u kthyen në territorin izraelit, ku u krye procedura e identifikimit, që zbuloi se të tre ishin persona që ishin rrëmbyer nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Të rrëmbyerit e vrarë në incident janë Yotam Chaim nga kibuci “Kfar Gaza”, Samer Talalka i cili u rrëmbye nga vendi i tij i punës në Nir Am dhe një i rrëmbyer i tretë, familja e të cilit kërkoi të mos i zbulohet emri.

“Kjo është një ngjarje tragjike që po ndodh në një zonë luftimi me shumë terroristë. Jemi në fazën e mbledhjes së provave dhe sqarimit të detajeve të incidentit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.