Ushtria izraelite shton forcat në Rripin e Gazës: Goditëm 450 objektiva në një ditë

Ushtria izraelite ka shtuar numrin e ushtarëve të saj në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i ushtrisë izraelitet, Daniel Hagari. “Gjatë natës ne rritëm numrin e forcave të ushtrisë që hynë në Rripin e Gazës, ata iu bashkuan trupave të tjerë që janë të vendosur atje. Ne po rrisim gradualisht […]

Tetor 29, 2023 - 16:35
 0
Ushtria izraelite shton forcat në Rripin e Gazës: Goditëm 450 objektiva në një ditë

Ushtria izraelite ka shtuar numrin e ushtarëve të saj në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i ushtrisë izraelitet, Daniel Hagari.

“Gjatë natës ne rritëm numrin e forcave të ushtrisë që hynë në Rripin e Gazës, ata iu bashkuan trupave të tjerë që janë të vendosur atje. Ne po rrisim gradualisht operacionet tokësore dhe shtrirjen e forcave tona brenda Rripit të Gazës”, ka thënë ai.

Gjithashtu ka njoftuar se ditën e fundit avionët luftarakë IDF, sulmuan më shumë se 450 objektiva ushtarake të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës.

Theksohet se janë sulmuar selitë ushtarake, pikat e vëzhgimit si edhe pozicionet e zjarrit antitank të organizatës terroriste.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.