Ushtria izraelite: Sulmet tona vranë komandantin e Hezbollahut në Liban

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) kanë njoftuar se kanë vrarë një komandant të Hezbollahut në Liban. Konkretisht, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Haggari, ka bërë të ditur këtë

Janar 9, 2024 - 23:11
 0
Ushtria izraelite: Sulmet tona vranë komandantin e Hezbollahut në Liban

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) kanë njoftuar se kanë vrarë një komandant të Hezbollahut në Liban.

Konkretisht, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Haggari, ka bërë të ditur këtë të martë se komandanti Ali Hussein Barzi është vrarë në një sulm ajror në Libanin jugor .

Sipas IDF, Ali Hussein ishte përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit, duke përfshirë sulmin e mëngjesit të sotëm në një seli ushtarake në Safed, në Izraelin verior.

Ushtria izraelite publikoi videon e sulmit ajror që synonte makinën në të cilën po udhëtonte Ali Hussein Barzi./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.