Ushtria izraelite sulmon spitalin më të madh në Gaza, 30 mijë persona brenda tij në panik për jetën

Ushtria izraelite ka njoftuar një operacion ushtarak të precizionit të lartë në spitalin e Al Shifa në Gaza, e cila është struktura spitalore më e madhe në vend. Sipas dëshmitarëve, bombardimet të fuqishme janë dëgjuar që prej orëve të para të mëngjesit në zonën pranë spitalit. Operacioni nisi pas informacioneve të inteligjencës për praninë e […]

Mars 18, 2024 - 09:05
 0
Ushtria izraelite sulmon spitalin më të madh në Gaza, 30 mijë persona brenda tij në panik për jetën

Ushtria izraelite ka njoftuar një operacion ushtarak të precizionit të lartë në spitalin e Al Shifa në Gaza, e cila është struktura spitalore më e madhe në vend.

Sipas dëshmitarëve, bombardimet të fuqishme janë dëgjuar që prej orëve të para të mëngjesit në zonën pranë spitalit. Operacioni nisi pas informacioneve të inteligjencës për praninë e zyrtarëve të lartë të Hamasit në kompleksin mjekësor.

“Ne e dimë se terroristët e Hamasit janë mbledhur brenda spitalit Al Shifa dhe po e përdorin atë për të organizuar sulme kundër Izraelit”, tha një zëdhënës ushtarak izraelit, duke shtuar se ushtria e Tel Avivit do të kryejë një “përpjekje humanitare” gjatë sulmit dhe se pacientët dhe personeli mjekësor nuk janë të detyruar të largohen nga objekti.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, rreth 30,000 njerëz, përfshirë civilë të zhvendosur, pacientë të lënduar dhe personel mjekësor, janë bllokuar brenda kompleksit mjekësor Al Shifa nën sulmin e ushtrisë izraelite që nga mbrëmja e kaluar.

“Kushdo që përpiqet të lëvizë është në shënjestër të plumbave”, shkroi ministria në Telegram.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.