“Ushtria serbe largohet nga kufiri i Kosovës”, KFOR: Jemi të gatshëm dhe të pajisur për të vepruar
“Ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën, pasi erdhi për të na provokuar të enjten”. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për shtyp disa orë pasi publikoi videon alarmuese që tregonte lëvizjen e forcave të armatosura të Beogradit pranë kufirit në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut dhe në fshatin […]
“Ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën, pasi erdhi për të na provokuar të enjten”. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për shtyp disa orë pasi publikoi videon alarmuese që tregonte lëvizjen e forcave të armatosura të Beogradit pranë kufirit në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut dhe në fshatin Oslare të Bujanovcit.
Shefi i ekzekutivit deklaroi se po mbikqyrin me kujdes lëvizjet e ushtrisë serbe dhe se ishin në kontakt të vazhdueshëm me partnerët, si NATO e KFOR:
“Ne përcjellim me vëmendje se a mos po synojnë ta kalojën kufirin. Së pari, kur ka situata të tilla kur mund të cenohet siguria meqenëse automjetet ushtarake ofrohen vetëm disa metra larg kufirit, ne përcjellim me vëmendje se a mos po synojnë ta kalojën kufirin. Janë në komunikim të vazhdueshëm MPB, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, domethënë gjithçka është në vëzhgim dhe në gjendje përgatitore e gatishmërie për çfarëdo befasie që mund të na ndodhë, në ndërkohë natyrisht që këto institucione diskutojnë, njoftojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtar, edhe KFOR-in, EULEX-in, por edhe NATO-n e BE më lart. Tani deri në orën 16:00, nuk ka asnjë dëshmi që sot janë afruar sërish, ata i kanë disa ushtrime ushtarake, por nuk mbahen 10 metra prej kufirit. Pra, po vijnë në zonën e sigurisë, ku praktikisht nuk ka nevojë as për dronë e dylbi për t’u parë me njëri tjetrin”.
Ai tha se autoritetet e kishin pikasur lëvizjen e trupave përgjatë kufirit, ishin treguar të vëmendshëm nëse do ta kalonin atë apo jo, por forcat serbe nuk e kishin bërë. Në një reagim, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të premten se gjendja e sigurisë në veri është e qetë, por e brishtë, ndërsa u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe nxitëse.
“Qëllimi ynë është të ndalojmë përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm dhe të pajisur për t’i ndërmarrë të gjitha masat për ta përmbushur mandatin tonë të OKB-së, për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lëvizjen e lirë”, pohon KFOR në deklararën e vet, ku shton se kanë trefishuar numrin e patrullimeve kufitare.
/f.s
What's Your Reaction?