Ushtria serbe në veri, DASH: Po e ndjekim situatën me shqetësim

SHBA ende nuk i ka verifikuar raportimet se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri pranë Kosovës dhe konfirmimi erdhi nga zëdhënësi i DASH, Mathew Miller. “Ka patur disa raportime se Serbia e ka tërhequr personelin ushtarak dhe pajisjet nga kufiri me Kosovën. Ne ende nuk e kemi verifikuar këtë. Do vazhdojmë të kërkojmë përsëri […]

Tetor 3, 2023 - 10:20
 0
Ushtria serbe në veri, DASH: Po e ndjekim situatën me shqetësim

SHBA ende nuk i ka verifikuar raportimet se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri pranë Kosovës dhe konfirmimi erdhi nga zëdhënësi i DASH, Mathew Miller.

“Ka patur disa raportime se Serbia e ka tërhequr personelin ushtarak dhe pajisjet nga kufiri me Kosovën. Ne ende nuk e kemi verifikuar këtë. Do vazhdojmë të kërkojmë përsëri informacion. Por nëse është e vërtetë, do të jetë një hap i mirëpritur nga ana jonë. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për një cikël tensionesh në rritje dhe dhunën sporadike në veri të Kosovës dhe vazhdojmë të inkurajojmë të dy palët, që të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha zyrtari amerikan.

Ai shton se SHBA janë vazhdimisht në kontakt me autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit, për të mbajtur nën kontroll tensionet dhe dhunën në veri të Kosovës.

“Ka patur bisedime. Sekretari Blinken sigurisht që ka folur të premten me presidentin serb Vuçiç, ka patur bisedime edhe përgjatë fundjavës por bisedime të një niveli tjetër, brenda Departamentit të Shtetit”. Shtoi Miller.

Miller thotë se zgjidhja mes dy vendeve, vjen vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Komandanti i ushtrisë serbe Milan Mojsilovic tha të hënën se Serbia i ka tërhequr disa trupa të stacionuara pra kufirit me Serbinë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.