Ushtria vret gabimisht tre pengje izraelite, shpërthejnë protestat në Tel Aviv pas ngjarjes së rëndë

Kryeqyteti izraelit Tel aviv u pushtua nga protestusit një natë më parë, pasi ushtria njoftoi se kishte vrarë gabimisht tre pengje në Gaza.

Dhjetor 16, 2023 - 12:01
 0
Ushtria vret gabimisht tre pengje izraelite, shpërthejnë protestat në Tel Aviv pas ngjarjes së rëndë

Kryeqyteti izraelit Tel aviv u pushtua nga protestusit një natë më parë, pasi ushtria njoftoi se kishte vrarë gabimisht tre pengje në Gaza.

Protestuesit mbanin pankarta dhe qirinj ndërsa marshuan drejt një baze ushtarake në Tel Aviv dhe i bënë thirrje qeverisë të negociojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura të kapur nga Hamasi më 7 tetor.

Tre pengjet izraelite u vranë të premten në veri të rripit të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se tre personat, 25, 26 dhe 28 vjeç ishin identifikuar gabimisht si kërcënim dhe ishin qëlluar për vdekje.

Ai tha se nuk ishte e qartë nëse ata u kishin shpëtuar militantëve të hamasit apo ishin braktisur.

Vdekja e tyre ndodhi në një zonë të qytetit të Gazës, e cila ka qenë skenë e betejave të përgjakshme kundër militantëve.

Në ditën e parë të sulmit ndaj izraelit, anëtarët e Hamasit morën rreth 240 pengje. Një pjesë e tyre kryesisht gra dhe fëmijë u liruan gjatë marrëveshjes disa ditëshe të armëpushimit ndërsa nuk dihet fati i të tjerëve të mbetur pas.

Ndërkohë Izraeli ka shmangur kërkesat e SHBA dhe ka vijuar pa ndërprerë sulmet në shkallë të gjerë në Gaza.

Dhjetëra raportohet të jenë vrarë gjatë orëve të fundit.

Me luftime intensive tokësore në të gjithë gjatësinë e Rripit të Gazës dhe organizatat e ndihmës që paralajmërojnë për një katastrofë humanitare, SHBA-ja ka paralajmëruar se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të sulmeve ajrore pa dallim në rripin e Gazës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.