Ushtruan dhunë ndaj nuses së xhaxhait, nisin hetimet për dy persona në Devoll

Policia e Devollit ka nisur procedimin penal për dy persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre. Blutë

Mars 24, 2024 - 17:05
 0
Ushtruan dhunë ndaj nuses së xhaxhait, nisin hetimet për dy persona në Devoll

Policia e Devollit ka nisur procedimin penal për dy persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre.

Blutë e Devollit njoftojnë se të proceduarit penalisht janë D.B 38 vjeç dhe M.B 37 vjeç. Pas denoncimit në polici nusja e xhaxhait është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeçe, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.