Ushtruan dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, dy burra në Dibër nën hetim  nga policia

Dy burra, një 65-vjeçar dhe një 52-vjeçar, janë vënë në hetim, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre. Në

Mars 10, 2024 - 11:30
 0
Ushtruan dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, dy burra në Dibër nën hetim  nga policia

Dy burra, një 65-vjeçar dhe një 52-vjeçar, janë vënë në hetim, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se 65-vjeçari i identifikuar me inicialet P.K. dhe 52-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.R. po hetohen në gjendje të lirë ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, në gjendje të lirë për shtetasit P.K., 65 vjeç, dhe Sh.R., 52 vjeç, banues në Dibër,  pasi në banesat e tyre, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre’,-njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.