Uzuni, Cikalleshi e Bare jashtë Euro 2024, Sylvinho: Ka dhjetë të tjerë që duhet të ishin, pse Abrashin! Ja kriteri i përzgjedhjes

Pasi shpalli listën e futbollistëve për në Euro 2024, trajneri i Kombëtares, Sylvinho tregoi edhe kriteret e përzgjedhjes. Jashtë kanë mbetur Cikalleshi, Uzuni, Bare apo edhe Muçolli. “Do të doja të falënderojë ata që deri tani kanë bërë rrugëtimin deri këtu. Respekti është për të gjithë ju. Përzgjedhja është bërë me një proces të gjatë […]

Maj 27, 2024 - 17:20
 0
Uzuni, Cikalleshi e Bare jashtë Euro 2024, Sylvinho: Ka dhjetë të tjerë që duhet të ishin, pse Abrashin! Ja kriteri i përzgjedhjes

Pasi shpalli listën e futbollistëve për në Euro 2024, trajneri i Kombëtares, Sylvinho tregoi edhe kriteret e përzgjedhjes. Jashtë kanë mbetur Cikalleshi, Uzuni, Bare apo edhe Muçolli.

“Do të doja të falënderojë ata që deri tani kanë bërë rrugëtimin deri këtu. Respekti është për të gjithë ju. Përzgjedhja është bërë me një proces të gjatë studimi mbi karakteristikat që ka ky kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të bëjë zgjedhjet, por fatkeqësisht nuk mund t’i marr të gjithë. Luajnë për 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe mbi 10 milionë në botë. Zgjedhjet kanë qenë të vështira. Evropiani ka specifike të veçantë. Shkojmë për të zhvilluar vetëm tri ndeshje, është krejt ndryshe nga eliminatoret kur kishim 10 muaj për 8 ndeshje”, tha trajneri para se t’u përgjigjej pyetjeve.

Jemi të surprizuar me disa zgjedhje. Kemi tkurrje të sulmuesve. Pse kjo zgjedhje dhe a keni ndonjë shqetësim për ndikimin e zgjedhjeve të forta si lënia jashtë e Uzunit apo Cikalleshit?

Puna në kombëtare është ndryshe nga klubet. Në mars kishim dy miqësore, kombëtarja është e hapur për të gjithë. Në miqësore kemi provuar dy–tre lojtarë, kishim shumë pak kohë për të bërë eksperimente. Jam i bindur se dhoma e zhveshjes do të jetë “ok”, qetë, atmosfera do të jetë “ok”. Nuk kaq qenë e lehtë për mua për të bërë këto zgjedhje. Kemi marrë vendime për ta përballuar në mënyrën sa më të mirë të mundshme Evropianin.’- tha trajneri.

Në listë është një debutues, Medon Berishën, si dhe Amir Abrashi veteran. Çfarë mund të presim nga këta lojtarë dhe pse mungon Uzuni?

‘Nuk ka qenë zgjedhje e lehtë për mua dhe për të gjithë lojtarët. Pashë listën e Spanjës, të gjithë janë në vështirësi. Parapëlqej të flas për. Abrashi i vetmi që ka luajtur në Evropian në 2016 ma jep përvojën dhe grintën që karakterizon këtë skuadër. Kemi një vit që e ndjekim Medon Berishën, dhe pas një punë të shkëlqyer që po bën që nga U-21 kemi vendosur ta thërrasim. Berisha do ta japë përgjigjen e tij në fushën e lojës.’- tha Sylvinho.

Mungesat e mëdha – Unë dëshiroja të merrja 35. Është e vërtetë që ka lojtarë që e meritojnë të jenë këtu, por nuk mund të marr. UEFA thotë 26. Disa e meritojnë, por kështu është jeta, nuk është e lehtë. Ne i kemi studiuar lojtarët në nivel individual, karakteristikat, kundërshtarin, skenarët, nuk është e thjeshtë. Pastaj në bazë të të gjithave zgjodhëm këto, por sigurisht që kemi deri në 10 lojtarë më shumë të gatshëm për të hyrë në ekip, por bëmë këtë zgjedhje. Kemi 15 ditë stërvitje, me 7 duhet të bëjmë listën përfundimtare. Më vjen keq për lojtarët, jemi në vështirësi, rregulli është 26. Për fat të keq është kështu dhe ne kemi besim te këta 27 që janë këtu.

Kriteri i përzgjedhjeve është gjendja fizike. ‘Doja Muçollin, por fola me atë dhe mjekët dhe ka një dëmtim”, tha trajneri./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.