Vala e të nxehtit ekstrem prek Greqinë, mbyllet pjesërisht Akropoli dhe shkollat në Athinë

Temperatura deri në 43 gradë Celsius janë regjistruar këtë të mërkurë në pjesë të ndryshme të Greqisë. Kjo ka bërë që pikat e nxehta turistike si dhe shkollat në të gjithë Athinën të mbyllen. Meteorologët thonë se temperaturat e larta janë shkaktuar nga erërat jugore që sjellin ajër të nxehtë dhe pluhur nga Afrika e […]

Qeshor 12, 2024 - 22:30
 0
Vala e të nxehtit ekstrem prek Greqinë, mbyllet pjesërisht Akropoli dhe shkollat në Athinë

Temperatura deri në 43 gradë Celsius janë regjistruar këtë të mërkurë në pjesë të ndryshme të Greqisë. Kjo ka bërë që pikat e nxehta turistike si dhe shkollat në të gjithë Athinën të mbyllen. Meteorologët thonë se temperaturat e larta janë shkaktuar nga erërat jugore që sjellin ajër të nxehtë dhe pluhur nga Afrika e Veriut.

Si rezultat, Akropoli, u mbyll pjesërisht nga mesdita deri në orën 17:00 këtë të mërkurë për shkak të temperaturave kërcënuese për jetën. Mediat kanë raportuar se turistëve u ra të fikët ndërsa qëndronin në radhë për të hyrë në pikën turistike. Akoma nuk dihet nëse një strategji e tillë për mbylljen e pjesshme të Akropolit do të ndiqet dhe ditët në vazhdim.

Në Greqi, pjesëtarët e Kryqit të Kuqit kanë shpërndarë gjatë ditën shishe të freskëta uji për qytetarët, ndërsa shkollat fillore dhe çerdhet në të gjithë pjesët jugore të vendit janë mbyllur deri të premten, kur priten kushte atmosferike më të freskëta.

Autoritetet e qytetit thanë gjithashtu se mbledhja e mbeturinave do të ndalet për disa orë dhe shtuan se shtatë hapësira me ajër të kondicionuar do të hapen për publikun. Dronët e pajisur me kamera do të përdoren gjithashtu në qytet për të koordinuar një reagim të shëndetit publik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.