Valeri flet për humbjen e vëllait: Jam bërë mjek vetëm për të…

Teksa po bisedonte me Robertin, Valeri foli për humbjen e vëllait të tij dhe arsyen se pse ai studioi mjekësi. Siç tregoi, vëllai i tij ndërroi jetë në moshën 17 vjeçare dhe dëshira e tij ishte të bëhej mjek. Valeri tregoi se ai ndoqi rrugën e të vëllait, ndaj studioi mjekësi dhe hoqi dorë nga […]

Maj 24, 2024 - 10:35
 0
Valeri flet për humbjen e vëllait: Jam bërë mjek vetëm për të…

Teksa po bisedonte me Robertin, Valeri foli për humbjen e vëllait të tij dhe arsyen se pse ai studioi mjekësi.

Siç tregoi, vëllai i tij ndërroi jetë në moshën 17 vjeçare dhe dëshira e tij ishte të bëhej mjek.

Valeri tregoi se ai ndoqi rrugën e të vëllait, ndaj studioi mjekësi dhe hoqi dorë nga ëndrra e tij për t’ju bërë pjesë botës së ekranit.

Ai tha se në ditën e dasmës qau shumë për shkak të humbjes së vëllait sepse nuk e ndante dot këtë gëzim me të.

“Ka qenë ëngjëll. Ndërroi jetë në moshën 17 vjeçare, më i miri ishte. E kishte ëndërr të bëhej mjek, ndaj unë vazhdova studimet për mjekësi. Mua më pëlqente të isha shoëman, por për vëllain tim vazhdova studimet për mjekësi. Mezi kam pritur të bëj dasmën në atë shtëpi që nga ajo ditë nuk gëzoi më. Ishim të lumtur, porn a qante zemra. Shikoja nënën dhe shtrëngonim njëri-tjetrin. As armikun mos e sprovoft me humbjen e njeriut të zemrës”, tregoi Valeri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.