Vangjeli: Basha ka provat e “non-gratës” së Berishës, ja çfarë duhet të bënte

Analisti Lorenc Vangjeli tha se Lulzim Basha duhet të bashkëpunonte me drejtësinë për dosjen e ‘non gratës’ së Sali Berishës që kishte në dorë. Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, duke shtuar se nëse Basha do të bënte një akt të tillë politik, do të shkëputej nga e shkuara. “Basha nëse do […]

Shtator 12, 2023 - 14:55
 0
Vangjeli: Basha ka provat e “non-gratës” së Berishës, ja çfarë duhet të bënte

Analisti Lorenc Vangjeli tha se Lulzim Basha duhet të bashkëpunonte me drejtësinë për dosjen e ‘non gratës’ së Sali Berishës që kishte në dorë.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, duke shtuar se nëse Basha do të bënte një akt të tillë politik, do të shkëputej nga e shkuara.

“Basha nëse do të ishte politikan, një akt politik do të ishte që ai të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Cilat ishin aktet e Berishës për të bërë të mundur pasurimin e familjarëve, aleatëve të tij politik e me radhë? Ku ishte prova e fshehur që ai tentonte të ndërhynte në hetime e me radhë? Ky do të ishte akti politik i një politikani që do të ndahej nga e shkuara. Nuk e bëri. Në këtë dynja asgjë nuk është falas. Amerikanët nuk ia dhanë falas atë instrument të mrekullueshëm siç është ‘non grata’, i iku”-tha ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.