Vangjeli: Krimi po pret, ndërsa politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli paralajmëron një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit por jo vetëm. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, gazetari zbuloi se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje të firmosur të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në praktikë e refuzojnë ekstradimin. Analisti parashikon një […]

Shtator 21, 2023 - 21:45
 0
Vangjeli: Krimi po pret, ndërsa politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli paralajmëron një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit por jo vetëm. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, gazetari zbuloi se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje të firmosur të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në praktikë e refuzojnë ekstradimin. Analisti parashikon një dimër të nxehtë zhvillimesh, pasi kjo marrëveshje mund të firmoset edhe me Belgjikën, ku një pjesë e eksponentëve të krimit, e përdorin si ombrellë për t’u fshehur.

“Ky është një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit dhe jo vetëm. Për momentin ka një procedurë në mënyrë diplomatike nëpërmjet ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara të cilët në praktikën e tyre e refuzojnë ekstradimin. E kanë refuzuar edhe nga vende të tjera. Por diçka e rëndësishme ka ndryshuar në këto muajt e fundit. Emiratet e Bashkuara kanë firmosur një marrëveshje me disa kushte me Spanjën dhe kam përshtypjen, që në një presion shumë të madh, qoftë nga SHBA apo BE, mund të ketë një zgjidhje. Megjithatë nuk e di sesa e shpejtë do jetë. Shqipëria ka 4 kërkesa të dërguara për ekstradim të personazheve shumë të rëndësishme të botës së krimit, 3 nga këta për vrasje dhe një prej tyre për trafik droge. Shto këtu edhe një sërë emrash të bujshëm që ndoshta publikut nuk i thonë gjë… në kuptimin e drejtpërdrejtë. Në zonat lokale nga vijnë, apo nga fuqitë financiare të krijuar kryesisht nga trafiku i drogës, kryesisht i kokainës, që kanë gjetur strehimin atje. Dimri mund të jetë përvëlues sërish në Tiranë. Sepse kjo marrëveshje mund të firmoset edhe me Belgjikën, ku një pjesë e segmenteve të caktuara të krimit e kanë Brukselin si bazë të përhershme. Nëse keni vënë re në këto 6 muaj nuk ka pasur as vrasje të profilit të lartë, që do të thotë se krimi po pret, sepse e  ndjen që toka po lëviz nën këmbë. Po kupton që Dubai, oazi ku mund të fshiheshin tashmë po thahet dhe do mbetet shkretëtira dhe kjo do ketë një pasojë të madhe edhe në politikën. Edhe në Parlament ishin të shqetësuar nga dalja e këtij lajmi ndonëse nuk kanë informacion të hollësishëm për të.”- tha Vangjeli.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.