Vangjush Dako nuk i shpëton burgut, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

Është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” për Vangjush Dakon. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut te Durrësit për një masë me të butë sigurie. Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë për të […]

Nëntor 16, 2023 - 15:05
 0
Vangjush Dako nuk i shpëton burgut, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

Është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” për Vangjush Dakon. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut te Durrësit për një masë me të butë sigurie.

Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin.

Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuarn 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.