Varkat turistike në liqenin e Shkodrës, ankorohen dy të parat në Shirokë

Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve. Falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë. “Është […]

Prill 14, 2024 - 16:35
 0
Varkat turistike në liqenin e Shkodrës, ankorohen dy të parat në Shirokë

Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve. Falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë.

Është një investim nga qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit të cilët i falënderoj për këtë ndërhyrje dhe i bashkohet disa investimeve të bëra për lundrimin në liqen është fjala edhe për molin që po bëjmë anës urës Bunës. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt futjes së një sistemi të turizmit dhe standarteve që meriton Shiroka”, tha kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Varkat i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna. Dy molet ne Shirokë dhe Zogaj kanë përfunduar ndërkohë që në një kohë të shkurtër do të përfundojë edhe moli pranë Urës së Bunës të cilat së bashku krijojnë një rrjet molesh për ankorimin e varkave turistike.

Gazetare: E Dyrmishi

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.