Varrimi i 23-vjeçarit në Vlorë, policia kontrolle të rrepta, momenti kur policia zbret dy të rinjtë nga makina me targa të huaja

Edhe pse janë shoqëruar të paktën 20 persona për vrasjen mafioze të 23-vjeçarit nga Vlora, ende nuk ka asnjë urdhër ndalimi apo autor

Janar 9, 2024 - 12:05
 0
Varrimi i 23-vjeçarit në Vlorë, policia kontrolle të rrepta, momenti kur policia zbret dy të rinjtë nga makina me targa të huaja

Edhe pse janë shoqëruar të paktën 20 persona për vrasjen mafioze të 23-vjeçarit nga Vlora, ende nuk ka asnjë urdhër ndalimi apo autor trë dyshuar për ngjarjen.

Policia e Vlorës vijon kontrollet e imtësishme në banesa ku dyshon se fshihen eksponentë me rrezikshmëri kriminale. Ditën e sotme, ata kanë ndaluar edhe automjete në  hyrje të Vlorës dhe kanë zhviulluar kontrolle të imtësishsme.

Shoferi dhe pasagjeri janë zbritur nga makina dhe shihen teksa i ushtrohen kontrollit nga uniformat blu.

Sakaq, Vlora është blinduar pasi Sokol sinomati, i ati i viktimës Gëzim Sinomati ka marrë leje në burg dhe do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të të birit.

Si ndodhi krimi që tronditi Vlorën 

Gëzim Sinomati, i pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, vrarë në 1997, gjatë një përplasje bandash, po qëndronte në ballkon, pranë Poliklinikës së Vlorës, kur e qelluan me plumb në kokë.

Ekzekutimi besohet u bë me snajper. Disa minuta më vonë, policia gjeti një makinë tip “BMW” duke u djegur në lagjen “24 maji” e cila besohet se i përket autorëve. Policia po heton dy pista. Mendohet se ekzekutimi të jetë bërë nga makina tip “BMW” e cila ishte e parkuar poshtë pallatit ose nga ndonjë objekt përballë.

Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22:00, (7 janar 2024)  energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë.

Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 22 vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qenë e qellimshme, apo rastësi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina rezultoi me targa të dubluara në fushë-Krujë.

22 vjeçari kishte ardhur nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar. Edhe pse kanë kalaur dy ditë nga ngjarja policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët të cilët përfituar nga errësira dhe u larguan. As arma e krimit dhe nuk është gjetur dhe gjithashtu mungojnë edhe gëzhojat në vendin e krimit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.