Vazhdojnë bisedimet për dinarin, Bislimi e Petkoviç takohen në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pritet të takohen nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Lajçak në një postim në platformën “X” ka bërë të ditur se në mesin e temave që do të diskutohen në […]

Mars 25, 2024 - 11:30
 0
Vazhdojnë bisedimet për dinarin, Bislimi e Petkoviç takohen në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pritet të takohen nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lajçak në një postim në platformën “X” ka bërë të ditur se në mesin e temave që do të diskutohen në takim është edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme.

Në takimin e fundit që kryenegociatorët e të dy vendeve zhvilluan nën kujdesin e Lajçakut në Bruksel mbi tensionet që u ndezën pas rregullores së Bankës Qendrore (BQK), nëpërmjet së cilës autoritetet kosovare synojnë të ndalojnë përdorimin e dinarit serb brenda territorit, palët u dakorduan që deri më 22 mars t’i çonin propozimet për zgjidhjen e krizës së dinarit.

Ky  është takimi i dytë që po e organizua nga BE-ja për çështjen e dinarit. Një raund i negociatave ndërmjet ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua më 27 shkurt, por përfundoi pa rezultate konkrete. Kosova refuzoi që të përfaqësohet në nivel politik sepse konsideroi që dinari nuk duhet të jetë temë në procesin e dialogut.

Kurse sa u përket propozimeve rreth zgjidhjes së problemit, autoritetet e tona përveçse hodhën poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënvizuan se nuk shkojnë përtej asaj që tashmë është miratuar.

Kryeministri  Albin Kurti, garantoi gjatë fundjavës , se nuk do të pranojë propozime që dalin jashtë kornizës rregulluese të BQK-së.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.